Dy ditë homazhe në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani

0
174

Nisin homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani.

Trupi i tij mbërriti në atdhe një natë më parë dhe u prit me nderime nga policia kosovare në Morinë.

Sot do të zhvillohen nderimet nga familjarë dhe miq në presidencë, ndërsa të enjten atij do t’i jepet lamtumira sipas protokollit zyrtar.

Pas orës 12:00 arkëmorti me trupin e ish-presidentit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri në urën që kryqëzon unazën me bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për t’u nisur më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia mortore me fjalime lamtumire.

Ish-presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, në një spital në Gjermani, ku kurohej prej 21 prillit nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Ai u zgjodh në krye të shtetit në moshën 45-vjeçare, duke u bërë presidenti në moshën më të re i Republikës së Shqipërisë.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, në presidencë për homazhe ishte këtë të mërkurë edhe lideri demokrat, Sali Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here