SHBA do të furnizojë Ukrainën me raketa të avancuara, paralajmëron Moska: Rrit rrezikun e konfrontimit mes Uashingtonit dhe Rusisë

0
90

Rusia ka kundërshtuar ashpër vendimin e SHBA për të furnizuar Ukrainën me sisteme dhe municione të avancuara raketash. Rusia ka deklaruar se kjo do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë mes Moskës dhe NATO-s.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha se vendimi për paketën e ndihmës ushtarake amerikane është jashtëzakonisht negativ.

Kujtojmë se nga ana e tij presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shprehur se vendi i tij nuk ka ndërmend të sulmojë Rusinë, duke shtuar se armët janë kërkuar me synimin për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here