Liga e Kombeve/ Kosova shënon fitore historike në Qipro, fiton me rezultatin e pastër 2-0

0
204

Fitore historike për Kosovën në ndeshjen debutuese të Ligës së Kombeve 2022 e vlefshme për grupin C2. “Dardanët” nuk humbasin në transfertën delikate të Qipros ku zhvilluan një ndeshje me dy fytyra por në fund kënaqen me një sukses që tregon rritje krahasuar me fushatën eleminatore të Kupës së Botës.

Triumf i pastër 2-0 falë një pjesë të dytë shumë pozitive dhe pa asnjë gabim nga skuadra kosovare.

Kosova shkëlqen në Qipro, “dërrmon” 2-0

Në stadiumin AEK të Larnacas, Kosova zbriti në fushë me treshen e sulmit Murriqi-Rashica-Zhegrova që në letër janë dukshëm më superiorë se qipriotët por pjesa e parë foli ndryshe.

Kosova e nisi takimin me probleme për shkak të mungesës së ambjentimit dhe ishte Qipro që mori kontrollin e ndeshjes së luajtur në Larnaca. 45 minutat e para u dominuan nga skuadra ishullore që shpërdoroi një rast të artë në minutën e 41 me autor Pieros Sotiriou. Në krahun tjetër, djemtë e Alain Giresse gjetën pak hapësira në mesfushën kundërshtare ndërsa rastin më të rrezikshëm e krijoi Edon Zhegrova.

Pjesa e dytë nisi pa ndryshime por me një skuadër ndryshe, Kosovën që e startoi vrullshëm duke zotëruar mesin e fushën. Ishte sërish Zhegrova që rrezikoi portën e Qipros ndërsa me kalimin e minutave, presioni i miqve u rrit ndjeshëm.

Në minutën e 65, Valon Berisha i asistuar nga Vedat Murriqi, shpërbleu lojën pozitive të “Dardanëve” me një gol që ka një vlerë shumë të madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here