Mali i Zi, dyshues për Open Ballkan: Nëse nisma lëviz një milimetër nga BE, nuk do hyjmë

0
179

Nëse nisma serbe Open Ballkan lëviz një milimetër nga procesi i integrimit, Mali i Zi do ta kundërshtojë përfshirjen në të. Lidhur me iniciativën rajonale, Podgorica e vlerëson për impaktin pozitiv që ajo ka në ekonomi, por është e paqartë për detajet.

Presidenti i Serbisë Vuçiç, kryeministri ynë, Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski do të hedhin hapin tjetër në kuadër të nismës serbe ‘Ballkani i Hapur’ i cili pritet të mbahet në datat 7 dhe 8 qershor në Ohër.

Ftesës për të marrë pjesë në nismën rajonale, iu përgjigj edhe kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Mirëpo, 5 ditë përpara samitit të Open Ballkan, në Podgoricë është vënë paksa në mëdyshje iniciative e themeluar në Novi Sad nga të tria vendet e rajonit.

Ministri malazez i Ekonomisë dhe Turizmit kërkon garanci se nisma serbe e stimulon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, përpara se Podgorica zyrtare të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur.

Gjuroviç: Rruga evropiane e Malit të Zi është një përparësi dhe nëse Open Ballkan kjo do të lëvizte një milimetër nga ajo, ne jemi kundër. Por, nëse ai projekt ka mbështetjen e shumicës së BE-së dhe Amerikës, nuk kam asnjë paragjykim për këtë.

Goran Gjuroviç nga radhët e Lëvizjes Qytetare URA e vlerëson rolin në ekonomi që Open Ballkan mund të sjellë, por fillimisht do detaje mbi rolin që do të ketë Mali i Zi dhe mënyrën se si do të ndërveprojnë të katërta shtetet nëse Podgorica bëhet pjesë e saj.

Gjuroviç: Duhet të marrim detajet e propozimit për të parë se cila është ideja e tyre. Nuk i dimë ende të gjitha detajet, por ajo që dimë është se kjo do të sillte përfitime në ekonomi. Është momenti të marrim vendime politike nëse ka mangësi në të dhe duhet t’i shqyrtojmë ato nëse ekzistojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here