Pollo: Felaj ishte e sinqertë në deklaratën e saj, tregoi hapur marrëdhënien e ngushtë Rama-Vuçiç

0
121

Anëtari i këshillit Kombëtar të PD Genc Pollo komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv deklaratën e Ermonela Felajt e cila tha se do të rrëzojnë rezolutën për njohjen e genocidit serb në Kosovë.

Pollo u shpreh se Felaj ishte tepër e sinqertë kur tha se miratimi i rezolutës cënon nismën Ballkani i Hapur, nismë e cila merr një nuancë më të errët sa kohë Vuçiç nuk rreshtohet me Europën për të sanksionuar Rusinë.

Më tej Pollo deklaroi se marrëdhënia e ngushtë e Ramës me Aleksandër Vuçiç është e dukshme dhe këtë e vulosi edhe deklarata e Ermonela Felajt.

Marrëdhënie pak e sëmurë që Rama ka krijuar me Vuçiç. Sa kohë gjërat nuk kishin shkuar në ekstrem, një marrëdhënie e tillë nuk ishte shumë në radar.

Me agresionin e Putin në Ukrainë dhe Serbinë e Vuçiç që nuk rreshtohet me sanksionet e Europës, Ballkani i Hapur është një problem shtesë dhe merr një nuancë më të errët.

Betimi i Vuçiç tha se do mbrojë kufijtë e Kosovës, do çojë tanket në kto tre vënde miku i ngushtë i Ramës.

Ky është problem. Felaj duhet përgëzuar që ishte majftueshëm e sinqertë për të thënë gjërat në publik, gjëra që të tjerët i kanë kamufluar.”-tha Pollo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here