Zyrtarizimi kandidatëve për drejtimin e Partisë Socialiste në Shkodër nxorri në pah përplasjet deri tani të heshtura në selinë rozë në kryeqendrën e veriut.
Arbis Vjerdha, foli për herë të parë publikisht për atë që thuhet nën zë.
“Gojët e liga thonë se është paracaktuar që Dona do të zgjedhë kryetaren e partisë shoqen e vet” thotë ai.
Për dyshimet se drejtuesi i ri i PS së Shkodrës është paracaktuar, thotë se nuk ka prova, por akuzat ndaj drejtueses politike, njëherazi ministre e shtetit për sipërmarrjen, Edona Bilali i ka të forta.
Ndaj kur flet për atë që e quan tentativë përjashtimi, drejtueses politike i kujton kontributet për PS.
Arbis Vjerdha: “Sa vite moshë ke ti unë i kam tek partia”.
Tejkalimi i ndasive dhe bashkimi, duket se do të jetë sfidë e fortë për të besuarën e kryetarit të Rama në qëllimin ta bërë Shkodrën Rozë në zgjedhjet vendore.
Edona Bilali: “Me fraksione nuk shkojmë askund por me bashkim kemi shans real të fitojmë garën”
Zyrtarisht mësohet se kandidat për drejtimin e PS Shkoder janë këto emra Arbis Vjerdha, Erion Metushi, Hilmi Lakti, Luan Harusha, Mirela Dodaj, Paulin Ndoja, Rudi Sokoli, Valdo Dibra, Vjollca Vuçini.
Mes 9 kandidatëve për drejtimin e PS shkodër bie në sy emri i Luan Harushës.