Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të shtune në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Mësohet se viktima është 50 vjeç dhe kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët kanë e kanë parë të shtrirë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë me dije.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.