“Trupa ruse nuk po i binden Putinit”, Guvernatori ukrainas: Sapo të marrim mjaftueshëm armë nga Perëndimi, do të…

0
138

Guvernatori ukrainas i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai ka njoftuar se ushtria ruse ka humbur shumë pajisje dhe personel ushtarak në qytet.

“Unë personalisht kam dëgjuar shumë herë se ushtria ruse ka pushtuar plotësisht Severodonetsk. Dua t’ju them jo, absolutisht jo”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se Moska po përpiqet të dislokojë sërish forca të caktuara në mënyrë që të vijojë sulmet dhe pushtimin e qytetit lindor.

Guvernatori ka bërë të ditur edhe një detaj tjetër. Ai ka bërë me dije se ushtarët e Republikës Popullore të Donetskut po refuzojnë të luftojnë për Republikën Popullore të vetëshpallur të Luhanskut.

Haidai tha gjithashtu se ushtria ukrainase nuk ka armë me rreze të gjatë për një kundërofensivë të plotë, por thotë se sapo të marrin mjaft armë nga partnerët perëndimorë, artileria e armikut do të largohet nga pozicionet ukrainase.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here