Surprizat e motit, zjarri ‘kërcënon’ Athinën

0
198

Zjarret e para të sezonit veror kanë shpërthyer në Greqi. Zjarri, i cili filloi më herët të shtunën shpërtheu në periferi të Athinës duke shkatërruar shtëpi dhe makina.

Banorët në rajonin rreth periferisë bregdetare të qytetit Voula, rreth 16 kilometra nga qendra e Athinës u detyruan të evakuoheshin nga autoritet atje. Askush nuk u lëndua rëndë, por një zjarrfikës është dërguar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Të ndihmuar nga gjashtë avionë zjarrfikës dhe më shumë se 130 zjarrfikës luftuan me orë të tëra në përpjekje për të shuar flakët. Greqia u përball verën e kaluar me valën më të keqe të të nxehtit në 30 vite duke shkatërruar rreth 300,000 hektarë pyje dhe shkurre në pjesë të ndryshme të vendit.

Vendi fqinj përjetoi një nga zjarret më të këqija në qytetin bregdetar të Matit pranë Athinës në vitin 2018 ku mbetën të vrarë 102 njerëz brenda pak orësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here