Genc Pollo: Rama-Vuçiç janë rrezik për gjeopolitikën dhe një disavantazh për zhvillimin ekonomik

0
224

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Genc Pollo komentoi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv nismën ‘Ballkani i Hapur’.

Pollo tha se kjo nismë s’ka asnjë interes për Shqipërinë sepse tregu i lirë disavantazhon industritë dhe bujqësinë shqiptare e cila është; e para më pak e zhvilluar dhe e dyta më pak e subvencionuar.

Sipas tij nisma ‘Ballkani i Hapur’ paraqet një rrezik për sigurinë gjeopolitike dhe rrezik gjithashtu për zhvillimin ekonomik.

 

“Pse duhet një psikolog që të merret me Ramën? Mund të jetë kokëfortësi, një ego, mund të jetë diçka më e rrezikshme. Ne operojmë me fakte që i disponojmë.

Edhe në kuptimin e sigurisë dhe gjeopolitikës shohim një rrezik dhe në zhvillimin ekonomik shohim një disavantazh.”-deklaroi Pollo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here