Humb jetën në krye të detyrës polici, po patrullonte territorin

0
186

Një punonjës policie në Komisariatin e Kamzës ka humbur jetën mesditën e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

Sipas të dhënave, punonjësi i policisë, 59-vjeçari me inicialet N. D., ka qenë në krye të detyrës, kur ka humbur jetën.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here