Analisti Fatos Lubonja, në rubrikën Opinion në News24 komentoi Samitin e “Open Balkan” i cili u zhvillua këtë të mërkurë në Ohër.
Për analistin Lubonja ky Samiti nuk ishte aspak transparent. Gjithashtu ai u shpreh se për politikat e brendshme nga kryeministri Edi Rama është përdorur më shumë gjuha nacionaliste, ndërsa për politikat e jashtme është përdorur ajo europianiste
“Besoj se të gjithë pranojnë se ka një lloj mos transparenca në këtë çështje. Nuk dihet mirë qëllimi, në kuptimin se një qëllim të deklarua ka , por sa është i vërtetë? Nuk dihet mirë interesi kur flas interesi kam parasysh, kush ka më shumë interes dhe nuk përcaktohet qartë nëse kanë të gjitha vendet. Shtrohet edhe pyetja kush është pas, Europo apo SHBA. Sorosi që ishte atje, ka një dorë këtu. Të gjitha këto do të duhet të ishin më të qarta…”, tha Lubonja.
Ballkani i Hapur , Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja?
Lubonja: Për politikat e brendshme kemi pasur më shumë gjuhën nacionalsite dhe për politikat e jashtme atë europianiste.
Tani ky dallim, nga se vjen? Cili është interesi i Ramës? Këtë nuk e ka shpjeguar.
Gjykoj se ndër argumentet që qëndrojnë se kanë punuar me këto dy gjuhë, pra ka një plan europianist dhe një plan B nacionalist. Pra besoj ka dominuar kjo ecja midis dy shinave, ku plani nacionalist , maskohet me planin Europian.
Akuzat që i bëhen Serbisë së kërkon të mosnjohë Kosovën, pra ka argumente që duhen marrë në konsideratë dhe që nuk kanë marrë përgjigje nga Rama.
Pra ky projekt po na shitet sikur meqenëse po na zvarrit Europan ne nxitojmë ta bëjmë Europën në vendin tonë…Por këtu lindi dyshime, mos duhet diçka tjetër më parë se të bëhej hapja e kufijve për ekonominë.
A jemi ne kompetitiv me Serbinë, sot gjithë Europa po ankohet se ka qenë shumë e varur nga Rusia…Por nëse ne krijojmë këtë lidhje ekonomike, këtë varësi me Serbinë për shkak të dobësisë tonë që Rama i sjell sikur po zgjidhin probleme, atëherë nesër në një situatë ku ndoshta dështon, do të kesh varësi të plotë dhe nuk do të kesh fuqi të reagosh, do të dorëzohesh. Vuçiçi e deklaron se Kosova nuk do të jetë e pavarur”, tha Lubonja, duke shtuar: Sorosi është brenda teorisë së tij të shoqërisë së hapur.
Zhvillime ekonomike dhe shkëmbime ekonomike, por koha ka treguar që nuk është kështu dhe mund të gabojnë.