Nga Ilir Meta
Kënaqësi e veçantë të prisja në takim Sir Stuart Peach, i Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit të Britanisë Johnson për Ballkanin Perëndimor, me të cilin festuam së bashku edhe 70-vjetorin e kurorëzimit të Madhërisë së saj Elizabeta II.
Diskutuam për rëndësinë e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe peshën e këtij akti për popullin shqiptar dhe të ardhmen e vendit.
Forcimi i stabilitetit në rajonit tonë sidomos pas luftës në Ukrainë ishin në qendër të bisedës.
E falenderova Gjeneralin Peach, për angazhimin e tij në rajonin tonë dhe i kërkova që vëmendja dhe nismat e Britanisë së Madhe për ruajtjen e stabilitetit, forcimin e demokracisë dhe integrimin në rajonin tonë, të shtohen edhe më shumë në të ardhmen.