Nisma serbo-ruse/ Nga gruri te energjia dhe mbrojtja: Rama na tregoi se i varur është nga Vuçiçi

0
122

Samiti i Ohrit për Ballkanin e Hapur nisi nën hijen e deklaratave të kryediplomatit rus, Sergey Lavrov se kjo është një nismë serbe me përkrahjen e qartë të Moskës.

I pranishëm ishte Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i kritikuar edhe mëngjesin e sotëm nga Dojçe Vele si njeriu që u shkon pas autokratëve. Një mbështetje zyrtare nga BE nuk ka ardhur kurrë, ndërkohë që një zyrtar i DASH, Gabriel Escobar lau gojën duke thënë se mbështesin bashkëpunimet ekonomike.

Vetë ideatori i kësaj nisme, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u duk sikur mbajti një fjalim emocional, por në thelb vetëm sa tregoi ‘dhëmbët’ për të tjerët, kur tha se Ballkani i Hapur nuk ndalet kurrë.

“Nëse doni të anëtarësoheni, mirë, nëse jo, nuk na bëhet shumë vonë,” tha pak a shumë miku i Edi Ramës.

Ishte pikërisht ky i fundit që ia nxori indirekt bojën kësaj nisme serbe. Duke u përpjekur që të mbrojë faktin se kjo nismë është e domosdoshme, ai tregoi në fakt se sa e mjeruar dhe e varur është Shqipëria e tij.

Rama tha se i duhet Serbia për grurin, pasi Shqipëria mund të vdesë për bukë në rast të kundërt. Vuçiç i shtriu dorën për helikopterët që të shuhen zjarret, pasi qeveria e Edi Ramës nuk ka lidhje me mbrojtjen dhe emergjencat civile.

Në vazhdim të përpjekjeve për të bindur shqiptarët se na duhet Ballkani i Hapur, Rama vazhdoi me stilin e tij terrorizues, kur tha se na pret një dimër shumë i vështirë energjetik, por shtoi se shyqyr që kemi Serbinë.

Një katandisje të tillë nuk e kishte përjetuar asnjë politikan shqiptar në historinë tonë. Një përulje përballë Serbisë nuk e kishte njohur kurrë vendi.

Si për t’i vënë kapak, Rama e mbylli duke sulmuar ashpër Bashkimin Europian, ashtu siç kishte deklaruar disa kohë më parë se do ndryshojë kurs.

“Ballkani i Hapur nuk vdes kurrë,” tha me krenari, njësoj si historia e dhisë së zgjebosur me bisht përpjetë, të cilës ia japin që nga gruri e deri te drita të tjerët.

Por të paktën kishte një të mirë ky fjalim i tij. Ai nxori qartë në sytë e shqiptarëve se çfarë është në të vërtetë Ballkani i Hapur i Vuçiçit, ku Edi Rama shfaqet si një vasal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here