Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit nuk dorëzohet: Do vijojmë takimet! Ligjin do e godasim në ‘Kushtetuese’

0
96

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit organizoi ditën e sotme tryezën e radhës në Durrës, ku morën pjesë ekspertë të arkeologjisë, ambjentalistë dhe aktivistë, te cilët kundërshtuan me argumenta ligjin për koncensionin e Butrintit të votuar nga mazhoranca socialiste në Kuvend.

Një ndër argumentat kryesore kundër këtij ligji është dhënia me koncension e një Parku Natyror ndaj një fondacioni privat të huaj, gjë e cila bie ndesh me ligjet e vendit.

Gjithashtu në fjalën e tyre ekspertët theksuan se sipas planeve të cilat nuk janë bërë publike, brenda Parkut të Butrintit do ndërtohen disko e kazino, si dhe resorte me vila, gjë e cila është kategorikisht e ndaluar.

Duke u mbështetur te argumentat ligjore dhe kushtetuese, nismëtarët e aleancës njoftuan se ligjin do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Anetarët e aleancës njoftuan që kjo lëvizje nuk do ndalet dhe do zhvillohet edhe në qytete të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here