BUTRINTI/ Sazan Guri: Një tradhëti kombëtare, është shkelur neni 3 i Kushtetutës

0
119

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit zhvilloi dje në Durrës tryezën e radhës me ekspertë dhe qytetarë për të kundërshtuar dhe kërkuar transparencë për ligjin e kaluar në Kuvend nga mazhoranca socialiste për sa i përket administrimit të Parkut Natyror të Butrintit.

Duke nuhatur se ky ligj mund të përdoret edhe për zonat e tjera arkeologjike në vend, Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit u mblodh në Durrës në orën 18:00 te Blu Star për të diskutuar mbi reagimin qytetar ndaj kësaj pabesie të qeverisë shqiptare kundrejt zonave të mbrojtura në Shqipëri.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv për të folur më shumë rreth këtij takimi dhe hapave të planifikuar më tej në mbrojtje të Butrintit ishte Sazan Guri, ambientalist.

Kjo është  një përgatitje që përmban pabesi, tradhëti dhe mund të jetë rasti nga më tipikët dhe atipiket në vend ku qeveria kërkon të zhbëjë edhe monumentet e kulturës. Dhe nuk është se do e ndali vrapin te Butrinti por atë do ta bëjë model të menaxhimit të një politike të re te vlerave të tjera pafund që ka Shqipëria, si Durrësi, Apolonia etj.

Dhe jo më kot këta kanë përgatitur fillimisht se si Durrësi, Apolonia dhe Butrinti të quhen si vende helene dhe greke dhe tani janë duke i bër defakto.

Jam i bindur se këtu ka tradhëti prandaj dhe shkuam në Durrës që të vazhdojmë këtë përpjekje, sigurisht kjo është lëvizje qytetare por ne kemi edhe lëvizjet tona ligjore sepse ne nuk jemi të bëjmë protesta sepse këta dinë t’i blejnë dhe t’i shpërbëjnë, ne jemi sot me dijetarë dhe me ligje për të vajtur drejt gjykatave përkatëse” u shpreh ai.

Pyetur nga moderatorët se cili do të jetë hapi ligjor i radhës, Guri tregoi:

Ne e kemi marrë shumë seriozisht, kemi një studi ligjore, do kemi një organizim legjitim, jemi drejt gjykatës dhe presidentit për të mos ta dekretuar, këta që janë të pangopur, thonë që ne do ta kalojmë do apo s’do ta kalojë presidenti. Këta nuk pyesin, janë të hatashëm.

Do i drejtohemi Gjyatës Kushtetuese, sepse është prekur neni 3 i Kushtetutës, i cili thotë se sheshet apo çdo lloj trashëgimie që ka vendi i shërben vetëdijes kombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here