Kryemadhi uron maturantët: Vetëm arsimi cilësor, garanton shpresë dhe motiv për brezat e rinj

0
125

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim ka uruar nëpërmjet një mesazhi në fecebook të gjithë maturantët që nisin sot provimet.

“Në këtë ditë të rëndësishme uroj që të shkëlqeni, duke marrë rezultatet më të larta dhe duke i hapur rrugën realizimit të ëndrrave tuaja më të mëdha”, shkruan Kryemadhi.

LEXO EDHE:
Protestë për naftën!

Ja postimi i plotë:

Suksese të gjjthë maturantëve që nga sot hyjnë në një moment shumë të rëndësishëm finalizues të përkushtimit dhe sakrificës së tyre dhe prindërve të tyre!

Në këtë ditë të rëndësishme uroj që të shkëlqeni, duke marrë rezultatet më të larta dhe duke i hapur rrugën realizimit të ëndrrave tuaja më të mëdha.

Ndër vite Matura Shtetërore ka qenë një proces eksperimental dhe stresues për të gjithë. Gjimnazistë dhe maturantë në të gjithë Shqipërinë por edhe prindërit e tyre më kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë reformë e cila kurrsesi nuk mund të vazhdojë të jetë iniciativë politike.

Matura shtetërore duhet të shërohet përmes një pakti kombëtar, që ofron procesin më të mirë të mundshëm për të rinjtë, e që nuk ndryshon sipas ministrit apo qeverisë.

Vetëm arsimi cilësor i ngritur mbi themele të forta, garanton shpresë dhe motiv për brezat e rinj, që të jenë të sigurtë në përballjen me çdo sfidë të së ardhmes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here