Klement Xhaferri, i njohur ndryshe si ‘Kel Çami’ i Elbasanit, është arrestuar nga RENEA.
Operacioni i zhvilluar pasditen e kësaj të enjte, në vijim të operacionit ‘Plumbi i Artë’, çoi në pranga 10 persona në Elbasan dhe Peqin.
Mësohet se RENEA ishte nisur të arrestohet Talo Çelën, por operacioni dështoi.
Në pranga ka rënë njeriu i besuar i Suel Çelës, Klement Xhaferri. Ndalimi ka ndodhur teksa po shëtiste me makinën e tij nëpër qytet.
Xhaferri ishte i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit të vitit 2021 ku u vra Pjerin Xhuvani dhe katër persona të tjerë u plagosën, mes tyre edhe një efektive policie.
Pak pas ngjarjes, Arbër Papleka, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, aktivist i PS, u vetëdorëzua dhe deklaroi se kishte qëlluar për vetëmbrojtje.