Presidenti i sapozgjedhur, Bajram Begaj nuk humbet kohë për të marrë këshilla, takon ish-paraardhësit e tij Moisiun, Topin dhe Mejdanin

0
112

Pasi u betua si president i Republikës, Bajram Begaj nuk po humbet kohë, ndërsa po zhvillon takime për të marrë këshilla nga ish-krerë të shtetit shqiptar.

Mësohet se ditën e sotme Begaj po zhvillon takime me paraardhësit e tij, siç është ish-presidenti Alfred Moisu, Bamir Topin si dhe Rexhep Mejdani.

BalkanWeb mëson se takimi po mbahet në Pallatin e Brigadave, ndërkohë ish-presidentët janë shoqëruar nga makinat e Gardës së Republikës.

Këto takime vijnë disa ditë para se ai të marrë detyrën. Bajram Begaj u zgjodh nga parlamenti me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, duke marre edhe një votë nga opozita, ndërsa Berisha dhe Alibeaj e bojkotuan votimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here