Tryeza me intelektualët në Elbasan, Berisha: Rama ndan pasuritë me oligarkët

0
185

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me intelektualët në qytetin e Elbasanit deklaroi se shërbimi shëndetësor është shkatërruar totalisht pasi mjekët kanë ikur masivisht.

Berisha tha se qeveria gënjen kur thotë se atyre do t’iu rrisë pagat, ndërsa shtoi se kërkon edhe t’i tatojë.

Kreu i selisë blu hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama teksa tha se ky i fundit ndan pasurinë me oligarkët.

Këtu, sidomos nga COVID, po rrisim rrogat, po gënjejnë e po gënjejnë. Pra, tani do t’i tatojë këta. Nuk flet një fjalë për oligarkët, sepse ndan pasuritë me ta.

Nuk e ndan dot pasurinë me një mjek, arkitekt, inxhinier. Me ato oligarkët ndan pasurinë, tokat, detin, brigjet. A nuk janë këto kambana alarmi për ne intelektualët.

Sa më shumë të heshtim, aq më keq do ndihemi. E keqja më e madhe është ajo që vjen gradualisht. Çdo ditë përkeqësim.”-tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here