Malltezi: Bordi po vjedh hapur qytetarët! Ja skema me abuzimet që ndikojnë në rritjen e çmimit të naftës

0
130

Eksperti i mjedisit Jamarbër Malltezi komentoi në edicionin e pasdites me Juli krisafin në Syri Tv rritjen e çmendur të çmimit të naftës. Malltezi deklaroi se Bordi i Transparencës po luan një rol negativ, një rol certifikues të vjedhjes që po iu bëhet shqiptarëve.

Ne jemi prodhues nafte, jemi i vetmi vend prodhues nafte në botë që e kemi naftën 30 për qind më tepër se fqinjët që nuk prodhojnë asnjë litër naftë. Kemi të bëjmë me një qeverisje të keqe.”-tha Malltezi.

Sipas ekspertit Malltezi ka tre faktorë kryesorë që ndikojnë në rritjen e çmimit të naftës.

“Mbingarkesa me taksa. Faktori i dytë, naftën shqiptare e përlajnë të huajt, kemi folur për Soros, kanadezë, kinezë, nuk dihet. Dhe së treti, prishja e rafinerisë shqiptare.

Në gjithë botën dy janë taksat kryesore të naftës, akciza dhe TVSH-ja, për fat të keq ne kemi 8 taksa.

Nëse ti e ngop me 8 taksa, do i paguajë konsumatori. Përveç akcizës dhe TVSH-së, kemi taksë qarkullimi, dhe taksë rilicensimi, taksë koncesionari, markim koncesionari, karboni etj.

Taksa e karbonit, ne nuk kemi fond mjedisi, ku shkon kjo taksë? Në xhepat e qeveritarëve, vjedhje.”-deklaroi Malltezi.

Sa i përket vjedhjes së naftës shqiptare, Malltezi deklaroi se ne prodhojmë të paktën 1 litër për person në ditë.

“Shifër e kënaqshme për të zbutur nevojat për naftë që ka Shqipëria. Kemi pasur Albpetrol që ja shiste Bankers-it. S’dihet sa janë. Nuk dimë se çfarë po bëhet me dhjetëra kompani nafte që operojnë në Shqipëri.”-tha Malltezi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here