Kryetari i PD-së Sali Berisha e quajti Ballkanin e Hapur projekt rus dhe tha se Rama po flet kot si Spartak Ngjela.
Sali Berisha: “Bërtet nga Ohri (Shënim: E ka fjalën për Ramën) se bujqësia po fiton. Një njeri që tani është reduktuar në një hokatar të vjedhur si Spartak Ngjela që nuk di çfarë flet. Është bërë Ngjela Bis.
Ballkani i hapur është një kundërvënie flagrante e procesit të Berlinit dhe nuk është e paqëllimtë. Është projekt rus, është thënë dhe shkrojtur me dhjetra herë, por këtë herë e fitoi Lavrov. Rusi ka qëllime të tjera”
Berisha tregoi dhe historine me ndërtuesin i cili tregoi pse ishte pro Ballkanit të Hapur.
Sali Berisha: Në këtë kontekst PD është në mision të madh jo vetëm në mbrojtjen e interesit kombëtar por të çdo prodhuesi shqiptar në fshat e qytet. Ata që e pëlqejnë janë ndërtuesit. Njëri më tha se jam pro tij se më shiten apartamentet. E pashë dhe I thashë apartamentet mund të shiten edhe sikur Shqipëria e Kosova të heqin çdo barrier e të kalojnë në kuadrin e dyshtetësisë. Ty të shiten apartamentet por atij tjetrit I falimenton prodhimi e biznesi.
Deklarata u bë gjatë takimit me kryetaret e degëve PD në rrethe.