Mali i Zi ngrin 44 prona të 34 shtetasve rusë

0
147

Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi njoftoi se ka ngrirë 44 prona të 34 qytetarëve rusë, sanksionet e të cilëve ishin vendosur më parë.

Në një deklaratë të qeverisë thuhet se sot kanë bërë “hapin e parë” në “vijën e përputhshmërisë 100% të Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”.

“Për 44 pasuri të paluajtshme, Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore ka marrë vendime përkatëse të cilat kufizojnë disponimin me pronë në Mal të Zi për këta persona”, thuhet në njoftim.

Mali i Zi raportohet se është duke i përmbushur me vendosmëri detyrimet që i ka vendosur komuniteti ndërkombëtar për marrjen e masave shtrënguese ndaj Rusisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here