I lënë mënjanë pa vëmendje, i braktisur nga të gjithë në takimin e Selanikut, Edi Rama ka shkaktuar një skandal me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Gjatë takimit, Rama me shakatë e tij të pavenda, për të dashur të hyjë në bisedë dhe të fusë veten në qendër të vëmendjes, e prezantoi kryeministrin e Maqedonisë Dimitar Kovacevski me kancelarin gjerman Olaf Scholz si kryeministër i ‘Bullgarisë së ardhshme perëndimore’.
Pas kësaj deklarate të Edi Ramës dhe mos reagimit të kryeministrit maqedonas, Kovaçevski, kanë ardhur edhe reagimet e shumta kundër, nga politika maqedonase.
Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski (foto lart) në faqen e tij në Facebook rreth ironisë së Edi Ramës ka shkruar se kjo është e papranueshme dhe se ai duhet të kërkojë falje.
‘Shakaja’ e Ramës është e papranueshme, ai i ka borxh që t’i kërkojë falje kryeministrit dhe mbarë opinionit maqedonas. Kovaçevski në vend të buzëqeshjes duhet të kthejë me reciprocitet dhe të kërkojë falje. Heshtja është më shumë se një turp! Kështu mendoni për ndërtimin e një Ballkani të Hapur?’, ka shkruar Dimitrievski.
Ndërsa kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski (foto lart), ka reaguar ndaj shakasë së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.
Mickoski në Facebook i dërgoi një mesazh kryeministrit Dimitar Kovaçevski pas ironisë në Selanik, pasi Rama ia prezantoi Scholz-it atë si ‘kryeministrin e Bullgarisë Perëndimore’.
‘Dinjitetin ose e ke ose nuk e ke fare. Kur nuk e ke, atëherë sharjet dhe poshtërimet të dukën qesharake! Megjithatë, për popullin jo! Ndaloni poshtërimet e shtetit, papërgjegjshmërinë dhe grabitjen e popullit.Është e tepërt!’, ka shkruar Mickoski, pas së cilës edhe një herë ka bërë thirrje për protestë të madhe më 18 qershor para Qeverisë.
Edi Rama me shaka e prezantoi kryeministrin e Maqedonisë Dimitar Kovacevski me kancelarin gjerman Olaf Scholz si kryeministër i ‘Bullgarisë së ardhshme perëndimore’.
Ndersa kryeministri grek ishte duke e prezantuar kancelarin gjerman me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama ndërhyn në moment dhe tregon me gisht se Kovaçevski do të jetë kryeministri i ‘Bullgarisë së ardhshme perëndimore’.