Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për partitë e vogla.
Mes analistit Neritan Sejamini dhe kryetarit të “Nisma Thurje”, Endri Shabani, ka patur një debat të fortë lidhur me këtë parti dhe votat që mori në zgjedhjet e 25 prillit.
Neritan Sejamini: Nëse ti del si alternativë e re dhe nuk merr dot 10 mijë vota në Tiranë, je kot nuk je alternativë!
Endri Shabani: Ti e ke provuar ke marrë pak vota dhe kjo nuk të bën jo alternativë.
Neritan Sejamini: Po krijon idenë sikur ju ka shkatërruar sistemi. Ju vëlla i vini fajin sistemit dhe Edi Ramës për çdo gjë. Shqiptarët nuk janë idiotë fare, mund të votojnë dhe të zgjedhin.
Endri Shabani: Nuk është puna a u futa unë deputet. 10,217 njerëz nuk kanë përfaqësues në parlament.
Neritan Sejamini: Nuk është fare e vërtetë. Ku e ke gjetur këtë parim që çdo njeri ka përfaqësuesin e vetë në parlament? O Endri, ku e ke gjetur ti këtë koncept? Nuk ka sistem që është kështu. Ka prag.
Endri Shabani: Po mirë të kthehemi te koha e Enver Hoxhës, që kishte stabilitiet 100% në parlament.