Vrasja e Aleksandër Sadikajt/ Gazetari: Autorët iu afruan “presë” pasi doli i gjallë nga automjeti! Një prokuror u strehua në shtëpinë e tij në Berat

0
114

Autorët e atentatit me tritol ndaj Aleksandër Sadikajt e kanë ndjekur “prenë” e tyre nga afër. Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha ditën e sotme.

Ai u shpreh se ata janë afruar edhe pas momentit të shpërthimit dhe e kanë parë edhe të gjallë pasi ai ka dalë nga automjeti, i gjymtuar.

“Autorët kanë qenë afër, jo larg. E kanë shpërthyer në hinkë dhe në një zonë të ngushtë. Viktima ka qenë i armatosur. Ndërsa autorët e kanë parë edhe të gjallë kur ka dalë dhe e kanë ndjekur nga afër.

Do të shikojmë nëse autorët janë me pagesë apo njerëz direkt që janë konfliktuar. Sadikaj për moshën dhe pasurinë që ekspozonte dhe për precedentin penal. Po nxitonte për të bërë gjërat shpejt”, ka thënë Artan Hoxha në ABC.

Ndërkohë sipas gazetarit, banesa e prindërve të tij në Berat, pas divorcit të tyre ka shërbyer si strehë për një prokuror të shkarkuar nga vettingu.

“Prindërit e tij ishin të divorcuar. Banesa në Berat nuk është shitur. Ka jetuar një prokuror që është shkarkuar nga vettingu. Aty ka jetuar një prokurorë. I ndjeri është zhvendosur në Memaliaj. Shkonte shpesh në Greqi e njihte mirë.” tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here