Afera me tenderin e sterilizimit e ‘Check Up’, SPAK merr në pyetje zv-ministrin dhe ish-zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë

0
251

Prokuroria e Posaçme është duke finalizuar hetimin për koncesionet e sterilizimit të pajisjeve mjekësore të operacioneve dhe shërbimin e ‘Check Up’ në spitalet vendit. Pjesë e procedurës është edhe marrja në pyetje e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ministrisë së shëndetësisë.

Ditët e fundit SPAK ka marrë në pyetje disa persona ndërsa të gjitha spitaleve në vend u është kërkuar dokumentacioni i nevojshëm në lidhje me këtë koncesion.

Burimet bëjnë me dije se 4 spitale nuk i kanë kthyer ende përgjigje prokurorisë, duke mos dorëzuar dokumentet, si shërbimet që kryesojnë, sasinë dhe pagesat e bëra për kompanitë koncesionare që kanë fituar tenderin.

Grupi hetimor u ka lënë afat për kthimin e përgjigjes deri në fund të jave, dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ata do përballen me drejtësinë për pengimin e veprimeve hetimore.

Pak ditë më parë SPAK ka marrë disa orë ne pyetje ish zv-ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj i cili ka dhënë sqarime në lidhje me hetimet në kuadër të koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 mln euro.

I pari që u mor në pyetje nga prokurorët ishte anëtari e Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu si dhe me pas anëtarët e komisionit të tenderit.

Procedura për sterilizimin e seteve  kirurgjikale është dosja e parë e SPAK edhe është nën hetim prej 3 vitesh.

Kallëzimi u bë nga Përfaqësues të Nismës ‘Thurje’ të cilët kanë denoncuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit.

Ata kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here