Aksion në Vlorë, nisin verifikimet për lejet e plazheve private

0
164

Agjensia e Bregdetit e mbështetur nga policia e shtetit dhe policia bashkiake kanë nisur ditën e sotme verifikimet e kontratave dhe lejeve për plazhet private në Vlorë. Aksioni, që çuditërisht këtë të martë ka zgjatur vetëm 30 minuta, fokusohet kryesisht në verifikimin e metrave katrorë, plotësimin e infrastrukturës, sigurisë (roje vrojtimi si dhe kufizueset për korridoret e hyrjes dhe daljes së mjeteve lundruese në breg). Aksioni do vijojë për 184 stacionet e plazhit në rrethin e Vlorës.

Aktualisht në Vlorë janë vetëm dy hapësira publike: një në plazhin e vjetër dhe tjetra përballë shkollës së marinës ku qytetarët mund të pushojnë falas. E mejithatë këto dy zona pak frekuentohen nga turistët pasi janë lënë pranë kanaleve të ujrave të zeza.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here