Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë babë e bir, 47 dhe 21-vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu sekuestru lëndë narkotike, bimë kanabisi të mbjella në vazo si dhe municion luftarak. Ndërkohë që është proceduar penalisht nga ana e uniformave blu dhe djali tjetër i mitur i familjes, 16-vjeç.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e tregtonin në kryeqytet me doza të vogla.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.