Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Ziadin Sela komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv nismën ‘Ballkani i Hapur’ dhe deklaratat e Ramës për gjenocidin serb në Kosovë.
Rama më herët ka deklaruar për gjenocidet se është problem i madh kur thuhet se “meqë atje ke vrarë këtë, atje ke therë atë, ke hedhur në erë këtë, është problem i madh’
Ziadin Sela tha se fjalët e kryeministrit Edi Rama janë të turpshme dhe çdo fjalë tjetër është e tepërt.
Çdo fjalë tjetër është e tepërt. Nuk mund të jete sherr, kur sherret ballkanike në momentin që nuk janë kursyer as fëmijët e djepit.
Nuk mund të jenë sherre ballkanike politikat e hartuara që u vunë në zbatim gjatë shekullit XX dhe Millosheviçi zbatoi një plan për të pastruar hesapet njëherë e mirë me shqiptarë duke i larguar nga shtëpitë e tyre.“-tha Sela.