Nga Edi Paloka
Tipike për Ramën…
Shkon në Kiev vetëm për shou, për t’u vënë pak në qendër të vëmendjes si “lider botëror” (pasi pa që ukrainasit në Kiev, kishin dalë në plazh buzë lumit dhe nuk kishte asnjë rrezik).
Ndërkohe vlera praktike për Ukrainën, e kësaj vizite është zero, aq sa është vlera reale e Ramës në arenën ndërkombëtare.
Në fakt një kërkese të thjeshtë që bëri Zelensky në fjalën e tij para Parlamentit, për të mos pranuar këtë vit turistë rus në Shqipëri, Rama e hodhi poshtë, e jo vetëm kaq, po në portet tona kanë hyrë dhe mallra nga Rusia duke thyer embargon ndërkombëtare.
Efekti real i kesaj vizite është që Rama do hapet pak në qillota se gjoja mori guximin të shkonte në Kiev në mes të luftës dhe kjo po ju kushton shqiptarëve disa qindra mijë euro…