Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Genc Pollo, ka reaguar në lidhje me transferimin e ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë nga Rama e Veliaj.
Në postimin e tij në Facebook, Pollo ka theksuar se një festival muzikor në Prishtinë do ta ndihmonte Kosovën e pastabilizuar dhe të dëmtuar shumë me Ballkanin e Hapur të iniciuar nga presidenti serb Vuçiç.
Postimi i plotë i Genc Pollos:
Një festival muzikor në Prishtinë apo Tiranë nuk do të kishte shumë rëndësi.
Por një eveniment ndërkombëtar në Prishtinë është më i rëndësishëm e më i dobishëm në Prishtinë. Sepse direkt e indirekt kontribuon në Kosovën si subjekt ndërkombëtar, si shtet sovran e i pavarur.
Joshja e transferimi i #SunnyHillFestival në Tiranë nga Rama e Veliaj mund të kënaqë shumë fansa këtu e të mërzisë ata në Prishtinë.
Por Kosovën, ende të pastabilizuar krejt ndërkombëtarisht për shkak të Serbisë së Vuçiçit, e demton jo pak.
Mbasi e ka dëmtuar shumë me BallkanHapu! Tok me Vuçiçin!
Vazhdojnë në një linjë.
GP