Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar pas arrestimit për lidhje me trafikun e drogës nga porti i Durrësit të një këshilltari socialist në Bashkinë e Tiranës.
“Këta të gjithë arrestohen ekskluzivisht në bazë të nenit 283/a, “Trafiku i narkotikëve”…shkruan ish deputeti demokrat në një postim në facebook.
Sipas Strazimirit kjo është një, “organizim i planifikuar, sistemik dhe përsëritës, me mbështetje të strukturuar financiare e politike!!”
Postimi i plotë:
Nga 334 nene që ka “Kodi Penal i Republikës”, këta të gjithë arrestohen ekskluzivisht në bazë të nenit 283/a, “Trafiku i narkotikëve”…
TË GJITHË!!!
1 rast është 1 rast;
2 raste është një rastësi;
3… 4… 5 raste, të gjithë me kokainë… të gjithë me pozicione politike të partisë së vetme në pushtet, është:
* organizim i planifikuar, sistemik dhe përsëritës, me mbështetje të strukturuar financiare e politike!!
SPAK YOU …që bën sikur nuk e kupton!
KAQ!!!