Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Divjakë, ku një 68-vjeçar është djegur teksa i kishte vënë flakën tokës së tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.