Nga Ilir Meta/
Kënaqësi të marr pjesë dhe të përshëndes sot Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”, platformë unike e personaliteteve të dalluara nga të gjithë sektorët e qeverisjes, jetës politike dhe shoqërore në botë, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare ‘Nizami Ganjavi’.
Pasojat e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, si dhe hapat që duhen ndërmarrë në një epokë pas pandemisë COVID-19 do të jenë temat kryesore të këtij forumi të rëndësishëm, të cilit i uroj rezultate të frytshme, si dhe që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona!