Kokaina në Durrës/ Arrestohet Egert Vargu, këshilltari i Erion Veliajt

0
469

Disa ditë më parë, Egert Vargu ishte pjesëmarrës në përvjetorin e ditëlindjes së Partisë Socialiste. Natyrisht, do të ketë gjetur anën për të siguruar një foto me liderin e madh, Edi Ramës, ose edhe me liderin pas tij, Erion Veliajn.

Pas kësaj feste, tashmë djaloshi Vargu është në prangat e policisë së Durrësit, nën dyshimet se është i përfshirë në trafikun e 45 kilogramë kokainë nga Brazili drejt Shqipërisë.

Egert Vargu është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe zyrtari i radhës i Partisë Socialiste i arrestuar për çështje kokaine.

Për sasinë prej 45.5 kg kokainë të kapur në Durrës, mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku”, janë arrestuar administratori i kompanisë, që kishte porositur mishin, 30-vjeçari nga Kosova, Arben Ferizi, dhe agjenti doganor, Egert Vargu.

39-vjeçari Egert Vargu, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kompania “Apetit Group”, rezulton se është njëkohësisht edhe anëtar i PS në këshillin bashkiak në Bashkinë e Tiranës.

Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, Vargu rezulton këshilltar në këshillin bashkiak, si dhe anëtar i Komisionit të Financës dhe Buxhetit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Egert Vargu ka postuar një foto të agjencisë “AG Shpk”, e cila është në emrin e bashkëshortes së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here