Kryetari demokrat, Sali Berisha, është i pranishëm në Forumin Global në Baku të Azerbajxhanit. Në një postim, Berisha thotë se ky forum është një mundësi e veçantë për të paraqitur qëndrimet e PD-së për situatën në vend, rajon dhe Europë.
POSTIMI I PLOTE
Pjesëmarrje në Forumin Global të IX në Baku, Azerbajxhan
Të dashur miq, ju përshëndes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global të IX për të marrë pjesë në punimet e këtij Forumi, i cili këtë vit ka si axhendë: ‘Sfidat e rendit botëror’.
Forumi organizohet nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi”. Në punimet e Forumit marrin pjesë dhjetëra presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm dhe qindra personalitete politike nga Evropa dhe të gjithë kontinentet e tjerë.
Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alyiev.
Ky forum është një mundësi e veçantë për t’u paraqitur miqve të mi, personaliteteve të pranishëm, publikut, dhe medieve, qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, në rajon dhe në Evropë.