Shkelja/ Skandali i PS-së me rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

0
148

Ndërsa mazhoranca deklaroi sot në Kuvend se ka në plan të miratojë një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Srebrenicës, ajo po vazhdon të shkelë hapur rregulloren duke mos lejuar kalimin në seancë të një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë.

Kjo rezolutë është paraqitur nga PD, por në mënyrë skandaloze ajo nuk po përcillet në seancë nga drejtuesit e Kuvendit.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, tha se kjo është një sheklje e rëndë.

“Ju me qëllim nuk e keni vënë për diskutim këtë rezolutë. Ajo ka rëndësi për Shqipërinë, por edhe rajonin. Ju jeni në shkelje të rëndë të rregullores së Kuvendit,” tha Shehu.

Për çudi, edhe Enkelejd Alibeaj tha se po shkeljet rregullorja e Kuvendit për këtë rezolutë.

Sipas tij, mospërfshirja e rezolutës në rendin e ditës, është një shkelje e hapur e rregullores.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here