Avokatia “kërcënon” qeverinë: Bojkot total nëse nuk merren parasysh vërejtjen tona për hartën gjyqësore

0
170

Duket se bojkoti i Dhomës së Avokatisë në vend mund të përshkallëzohet nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre lidhur me hartën e re gjyqësore.

Kështu, përmes një kërkese drejtuar Këshillit të Ministrave kërkon që vendimmarrës për miratim e hartës gjyqësore, të marrë në konsiderate vërejtjet dhe propozimet e bëra prezent.

Në rast të kundërt, Dhoma e Avokatisë bën me dije se do të ketë një bojkot total në vend për proceset gjyqësore nga ana e avokatëve.

“Ne i qëndrojmë vlerësimit tonë, që kjo harte gjyqësore është në shkelje të plotë të së drejtës së individit për aksesin në drejtësi, mungesës së efiçensës në realizimin e të drejtës se mbrojtjes si dhe rëndimin e situatës ekonomike – sociale të individit.

Mos marrja në konsideratë e vërejtjeve dhe propozimeve të Dhomës se Avokatisë të Shqipërisë në procesin e vendimmarrjes nga ana e qeverisë do të jetë objekt vlerësimi i qëndrimit të dhomës së avokatisë, duke përshkallëzuar qëndrimin tonë në të ardhmen drejt një bojkoti total dhe pa afat.” – thuhet në kërkesë.

Avokatia “kërcënon” qeverinë: Bojkot total nëse

Avokatia “kërcënon” qeverinë: Bojkot total nëse

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here