Gjendet një automjet i fundosur në ‘Rezervuarin e Çekrezës’ në Tiranë. Mjeti është konstatuar nga roja i sigurisë i cili ka njoftuar policinë. Ende nuk dihet nëse ka patur njerëz brenda.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.