Zjarri në depozitat e gazit në Porto Romano, policia jep detajet

0
189

Policia e Durrësit konfirmoi se mëngjesin e kësaj të shtune, rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rënë zjarr në depozitat e gazit.

“Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale”, bëri me dije policia në një njoftim paraprak.

Blutë thanë se grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Më herët u raportua se banorët e zonës u evakuuan për shkak të shpërthimeve që ishin dëgjuar nga zjarri në depozitat e gazit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here