Gazeta Nacionale përmes burimeve të saj ka marrë disa të dhëna mjaft rënduese e shqetësuese që prekin në mënyrë direkte raportet mes Qeverisë Kurti dhe Qeverisë Rama. Kësaj here, “bomba” është plasur nga kryeministri i Shqipërisë.
Burime të gazetës Nacionale kanë bërë të ditur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur në mënyrë të papranueshme në lidhje me Qeverinë Kurti II në një prej takimeve të mbajtura në Ohër në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur.
“Do ta rrëzoj Albin Kurtin (nga pushteti) deri në shtator,”– është fjalia që ka dalë nga goja e kryeministrit shqiptar, dhe që është thënë para disa prej funksionarëve shqiptarë që ishin pjesë e takimit të Ohrit.
Ky takim është mbajtur më datën 8 qershor.
Në Samitin e Ballkanit të Hapur i pranishëm ishte edhe kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, lideri i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, zv. Kryeministri i qeverisë maqedone Artan Grubi dhe të tjerë funksionarë shqiptarë në tri qeveritë e shteteve tona fqinjë (Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut)./ Gazeta Nacionale