“O ne, o fabrika!”/ Zjarri në depozitat e gazit, banorët e Porto Romanos dalin në protestë

0
124

‘O ne, o fabrika.”, është motoja e protestës së sotme në Porto Romano të Durrësit.

Banorët të cilët jetojnë pranë fabrikës ku një ditë më parë ra zjarr dolën sot në protestë.

Banorët e lagjes pranë fabrikës, deklarojnë se fabrika sjell rrezik të lartë për të gjithë komunitetin.

Fëmijë, burra dhe gra kanë kërkuar nga shteti, autoritetet ligjzbatuese të ndërhyjnë për zhvendosjen e fabrikës pasi nuk mund të jetojnë në të njëjtën zonë me të.

Një ditë më parë zjarri përfshiu depozitat e gazit në zonën e Porto Romanos. Banorët u larguan menjëherë nga banesat e tyre pasi kishin frikë se mos situata do të përshkallëzohej.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar vetëm dëme materiale.

Nga hetimet e para rezultoi se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në kompresor dhe se dëmet materiale janë të vogla. Incidenti ktheu pasigurinë për jetën dhe shëndetin te banorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here