Rritja e çmimit të naftës, Vasili: Në Hungari shitet 142 lekë/l, çfarë vjedhje e përbindshme nga Bordi

0
136

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në vend, i cili ka prekur rekorde historike.

Përmes një postimi në facebook, Vasili atakon qeverinë në lidhje me çmimin e lartë dhe sjell si shembull referues çmimin e naftës në Hungari, ku një litër kushton 142 lekë.

Numri i dy i LSI-së e cilëson çmimin prej 261 lekësh për litër në Shqipëri, si një vjedhje e përbindshme të Bordit të Transparencës.

POSTIMI I PLOTË

Hapni syte, qeveria po ju baderdis me naften!

Ne Hungari nafta vetem 142 leke, ne Shqiperi 261 leke, cfare vjedhje e perbindshme Bordi !

Perpara 2 oresh ne Hungari nafta kushtonte 479 forinta litri ose vetem 142 leke.

Ndersa Bordi i Hajduteve Qeveri-Oligarki e vendosi plot 261 leke.

Ne Shqiperi nafta kushton 119 leke me shume 83% me shume se ne Hungari.

Vjedhje e tille e perbindshme nuk eshte pare kurre.

Bordi po plaçkit dhe grabit ne menyren me mafioze shqiptaret.

P.S. Falenderim gazetareve shqiptare, qe informuan ne kohe reale per çmimin e naftes ne Hungari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here