Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike ku u diskutua për problematikat e sistemit të drejtësisë, se reforma në drejtësi ka dështuar.
Sipas Manjanit, ligjet janë bolshevike.
Më tej ish-ministri i Drejtësisë tha se duhet një reformë e re në drejtësi, një sistem i ri drejtësie dhe një Kushtetutë e re.
“Të torturojnë proceduralisht në mënyrë të tmerrshme të mundshme. Të arrestojnë që do gjejmë prova, ku i ke provat?
Kur arrestohesh do të thotë ke ngritur akuzë. Kur ngre akuzë, minimalisht ke dy prova direkte.
Drejtësia popullore e shokut Enver, kjo është fiks.
Duhet filluar me një Kushtetutë të re, me një sistem të ri drejtësie”, deklaroi Manjani.