Lideri demokrat, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama duhet të njohë gjenocidin serb në Kosovë. Kryeministri Edi Rama po viziton Prishtinën në kuadër të takimit mes dy qeverive.
POSTIMI I PLOTE
Vasali i Beogradit, Edi Rama duhet të njohë gjenocidin serb në Kosovë!
Miq, qëndrimi i Edi Ramës në një linjë me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç në mohimin e gjenocidit ciklik serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, është një akt antikombëtar, është përdhosje për së vdekuri të dhjetëra-mijëra shqiptarëve që u vranë vetëm për shkak të etnisë së tyre në 150 vitet e fundit nga barbarët serbë. Në veçanti ai duhet të dënojë gjenocidin e fundit serb në Kosovë gjatë operacionit “Patkoi”, në të cilin serbet mizorë vranë, therën, dogjën të gjallë mbi 1400 fëmijë shqiptarë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin antishqiptar, çnjerëzor të vasalit të Beogradit në mohimin e gjenocidit serb në Kosovë!