Detaje të reja nga vdekja e çiftit të të moshuarve në Tiranë

0
168

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, nipi ka gjetur në banesë pa shenja jete gjyshërit e tij.

Dyshohet se 80-vjeçari Safet Meçaj është vetëvarur.

Bashkëshortja e tij Arta Meçaj, po ashtu 80 vjeç ka pësuar arrest kardiak kur ka parë skenën.

Të dy janë gjetur më pas nga nipi i tyre që ka njoftuar policinë dhe ambulancën.

Gjithsesi një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here