Policia identifikon përmes dronit parcelën me kanabis në Lezhë, në kërkim një 27-vjeçar

0
133

Një parcelë me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa është gjetur në një pyll në Lalm i Ri, njësia administrative Kolsh Lezhë.

Sipas policisë parcela është kapur nga droni i posaçëm për gjetjen e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, në afërsi të këtij ambienti, në një tjetër sipërfaqe toke të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara edhe disa bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndërsa mësohet se autor i parcelës është një 27-vjeçar banues në Lalm, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë
Lezhë/Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Falë përdorimit të dronit evidentohet në terren të pyllëzuar, një ambient në të cilin ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lezhë, operacioni policor i koduar “Space”.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga ajri dhe nga toka.

Si rezultat i kontrolleve me dron, në fshatin Lalm i Ri, njësia administrative Kolsh, në një sipërfaqe toke në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në afërsi të këtij ambienti, në një tjetër sipërfaqe toke të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara edhe disa bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit F. P., 27 vjeç, banues në fshatin Lalm, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Vijon puna puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here