Rama vuri në dyshim pjesëmarrjen në samitin e BE-së, Bumçi: Moment i rrezikshëm për Shqipërinë

0
130

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mund të bojkotojnë të mërkurën samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ishte vetë Kryeministri Edi Rama, i cili dyshimet për mospjesëmarrjen, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi, në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Arnold Kariqi, Bumçi tha se ky është një moment shumë i rrezikshëm për Shqipërinë.

Sipas tij Kryeministri Edi Rama, ka marrë peng ëndrrën evropiane të shqiptarëve, duke shtuar se kreu i qeverisë ka devijuar nga politika e jashtme.

Aldo Bumçi: Ky është një moment shumë i rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët në Kosovë. Kemi një rrëshkitje jashtë orientimeve historike të shqiptarëve. Kjo rrëshkitje ka disa vite që ka ndodhur. Në një vend, ku sot Kryeministri ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në ’91. Kjo rrëshkitje ka zhbërë ekuilibrin e pushteteve.  Kjo rrëshkitje ka ndodhur në sytë e shqiptarëve dhe europës pavarësisht  një dashamirësie të jashtzakonshme që vendet e BE-së, në veçanti Gjermania tregoi me procesin e Berlinit, Rama është ai që ka marrë peng ëndrrën evropiane të shqiptarëve dhe i detyroi parlamentin gjerman për të dalë me 9 pika konkrete, përmbushja e të cilave do të hapte derën e europës. Këto 9 pika ishin kushte minimale. Rama ka devijuar nga politika jonë e jashtme.

Bumçi tha se Rama është në krahë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke shtua se i ky i fundit nuk njeh Kosovën dhe po cenon shtetësinë e Malit të Zi.

Më tej ai shtoi se Rama duhet të jetë në mbështetje të Kosovës dhe jo të Serbisë.

Aldo Bumçi: Është në krah të Vuçiç  dhe kritikon Kosovën. Si mundet Kryeministri i Shqipërisë të mos jetë në krah të shtetit të dytë shqiptar në rajon por të dalë në krah të Vuçiç, i cili nuk e ka njohur Kosovën. Aleksandër Vuçiç  dhe politika serbe mbajnë të destabilizuar Bosnjen nëpërmjet Republika Serbska. Vuçiç cenon shtetësinë e MAlit të Zi me ngjarjet që kanë ndodhur me kishën ortodokse dhe zhvillimet e tjera politike. Vuçiç  është i vetmi shtet në Europë që nuk i është bashkëngjitur sanksioneve për Rusinë. Kë përfaqëson Rama në këtë politikë? Shqiptarët jo. Rama me këtë politikë nuk përfaqëson as shqiptarët e Shqipërisë, as të Kosovës dhe asnjë interes tjetër tonë kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here