Sfidat e Shqipërisë drejt BE-së, Berisha: Rama nuk ka asnjë interes për integrimin e vendit

0
120

Sali Berisha në një tryezë me ekspertë, diplomatë, akademikë e gazetarë ka diskutuar për sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Europian.

Berisha: Në fundin e Luftës së Dytë Botërre ne u rreshtuam në krahun e zi të historisë, në krahun e kundër të vokacionit tonë si komb, identitetit tonë dhe vazhduam për 46 vite me radhë. Këto 30 vite ishin vitet të cilat motoja e rilindësve tanë që shpërtheu në rrugë në dhjetor të ’90, u bë një moto udhëheqëse për vendin, me synimin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

Me shumë vështirësi morëm statusin e vendit kandidat për në BE. gjithçka ndaloi në vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Standardet e arritura u shpërbënë dhe e vërteta është që në mënyrë të përsëritur mendoje se ky njeri nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here